Grup pune për hapjen graduale të futbollit

Qeveria shqiptare dhe FSHF do të duhet të diskutojnë për zhvillimin e futbollit në kushtet e pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i thënë se hapja e aktivitetet sportive do të bëhet në mënyrë graduale.

Qeveria kërkon që të krijohet një grup i përbashkët pune për hartimin e protokollit.

”Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas strategjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet.

Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posaçme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune.

Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.OraNews

Comment

*