Grupi “Nënat e Srebrenicës”: Të revokohet çmimi nobel për Handken

Sarajevë, 11 tetor 2019 – Grupi “Nënat e Srebrenicës” që mbledh të afërmit e viktimave të masakrës së 1995 në enklavën boshnjake po kërkon që komiteti Nobel të revokojë çmimin e Peter Handke për letërsi.

76-vjeçari austriak prej kohësh është përballur me kritika për mbrojtjen e tij të fuqishme të serbëve gjatë luftërave të viteve 1990 që shkatërruan Ballkanin.

Munira Subashiq nga grupi i nënave tha se vendimi “ofendoi dhe lëndoi, nënat e Srebrenicës që humbën djemtë, burrat dhe vëllezërit e tyre”.

Subashiq tha se Komiteti i Nobelit “duhet të kishte ditur kush është ky njeri”

Handke mori pjesë dhe foli në funeralin e ish-liderit serb Slobodan Milosheviq, i cili ishte i akuzuar për krime lufte. (r.m.)

Comment

*