Gudar Beqiraj u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave

Gudar Beqiraj është zgjedhur kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Beqiraj mori gjithësej 28 vota pro dhe 3 kundër.

Ai u rikthye në këtë post të cilin e ka mbajtur edhe më herët, gjatë viteve 2009-2014.

Ndërsa me 27 vota pro,  si nënkryetar i Akademisë së Shkencave u zgjidh Myzafer Korkuti.

Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë shoqëruar me një debat  mes anëtarëve dhe Artan Fuga ka qenë një nga kundërshtarët e këtyre zgjedhjeve, duke i quajtur si farsë.

Edhe kryeministri Edi Rama reagoi duke  kërkuar reformë ose nuk do të jepet asnjë lek.

/Oranews.tv/

Comment

*