Guv. Sejko: Industria bankare në Shqipëri gëzon shëndet të plotë financiar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se “treguesit e punësimit kanë shënuar një kurbë rritëse”.

  Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, Sejko theksoi: “Situata e përgjithshme po bëhet gjithnjë e më shumë mbështetëse. Konsumi dhe investimet e huaja kanë sjellë rritje të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë”.

Gjithashtu, guvernatori tha se “kanë rënë dukshëm kreditë e këqija, rreth 10%”.

“Industria bankare në Shqipëri gëzon shëndet të plotë financiar”, nënvizoi Sejko.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh optimist për ekonominë, duke u shprehur se “reformat kanë treguar se kanë funksionuar”.

“Rritja ekonomike është mbështetur në rritjen e konsumit dhe investimeve. Vazhdimi i reformave është kyç. Ngadalësimi do na kthejë 15 vje prapa. Në 2016 investimet arritën rekord historik prej 1.1 miliardë dollarë”, deklaroi Ahmetaj.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta, në fjalën e tij theksoi: “Të dhënat e fundit konfirmojnë trendin rritës të ekonomisë shqiptare. Edhe pse trendi rritës pritet të vazhdojë, sfidat që kemi përpara janë të shumta”.

  Top Channel

Comment

*