Hahn: Shkëmbimi i territoreve mund të diskutohet nëse duan palët

Uashington, 15 prill 2019 – Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ka folur rreth një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Tani për tani, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ishte një rezultat final”, citohet Hahn nga gazeta amerikane “The Washington Post”.

“Një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj, nëse palët dëshirojnë”, ka shtuar ai.

Hahn ka thënë se një marrëveshje ligjërisht obliguese midis dy vendeve do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe ka theksuar se “element themelor i një marrëveshjeje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”.

“Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”, është shprehur ai.

Hahn ka thënë se marrëveshja ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të shërbejë për zgjidhjen e konflikteve të tjera, përfshirë edhe atë midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, gjat periudhs s luftrave n hapsirn e ish-Jugosllavis, Uashingtoni ishte në “vendin e shoferit” në rajon dhe jo Brukseli. Kurse sot, sipas tij, Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian në rajon.

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ishte në Washington javën e kaluar, për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me homologët e tij të SHBA. (r.m.)

Comment

*