Hahn: Vuçiq ta shfrytëzojë me maturi pushtetin

Bruksel, 3 prill 2017 – Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrim që ta shfrytëzojë me maturi pushtetin, pas fitores bindëse në zgjedhje.

Hahn po ashtu tha se beson në zotimet e Vuçiqit se do ta “respektojë plotësisht Kushtetutën”.

Ai e uroi Vuçiqin përmes një postimi në Twitter dhe tha se pret bashkëpunim me presidentin e ri të Serbisë si “miq dhe partnerë”.

Vuçiqin e uroi edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Nga votat e numëruara, ai fitoi mbi 55 përqind.

“Fitorja ime është e qartë si kristal. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne, e cila tregon se çfarë drejtimi duhet të marrë Serbia”, ka thënë Vuçiq.

Ai  është zotuar për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por edhe për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë. (REL)

Comment

*