Hajdari: Rama i mashtroi shqiptarët për listat

Tiranë, 24 shtator 2020 – Deputetja Rudina Hajdari foli sot në Kuvend për çështjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parkamentare dhe e akuzoi kryeministrin Edi Rama.

Hajdari, në seancën e sotme, tha se ishte kryeministri Rama ai që i mashtroi shqiptarët se listat e subjekteve politike do të hapen. Ajo tha se shqiptarët janë të lodhur me mashtrimet e mazhorancës dhe se koha e saj tashmë ka mbaruar.

“Koha juaj ka mbaruar, ka mbaruar sot sepse e shikoj në sytë e shqiptarëve, që duan një të ardhme më të mirë në këtë vend. I takoj çdo ditë dhe ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Sot keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston vetëm mashtrimi dhe pandershmëria“, tha ajo.

“Pyes veten se si gjithë këta njerëz të mirë përfaqësohen nga ju. Kjo pandershmëri arriti kulmin, ku PS bërë propozimin për hapje listash, por që nuk ishte e tillë. Edi Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy dhe nga ky Kuvend tha listat do të hapen. Ky mashtrim i Ramës do të rënditet si një nga mashtrimet më të mëdha që është bërë në këto 30 vite. Ju keni frikë nga populli. Nuk i dilni dot përballë që të zgjedhin ata. Ju keni frikë nga qytetarët shqiptare”, tha deputetja Hajdari.

(r.m.)

Comment

*