Hakmarrja

Astrit Lulushi

Hakmarrja vjen në mënyra të ndryshme, si ndëshkim, dënim, dëmtim i hapur ose i heshtur, i fshehur, dëshirë e hidhur për të lënduar një tjetër për një të keqe të bërë, ose nga smira a zilia për atë që tjetri ka bërë e bën, por ai nuk është në gjendje ta bëjë nga paaftësia ose nga frika. Hakmarrja edhe trashëgohet, fshihet thellë deri në gjen. Shumë nga komunistët e djeshëm a bijtë e tyre intelektualë, sot në poste drejtuese, e kanë bërë hakmarrjen armë kundër armiqve të prindërve të tyre. Për ‘ta lufta e klasave gjenetikisht vazhdon. Dhe këtë e kryejnë në heshtje, fshehurazi, por me sukses. Hakmarrja e tyre ndaj çdo gjëje që u rikujton humbjen e privilegjeve të dikurëshme, në çdo kohë, në çdo vend, nën çfarëdo pretendimi, gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë zgjidhja e fundit për të rimarrë pushtetin a sunduar. Ata drejtojnë e qeverisin autokratisht sepse duan të hakmerren, dhe duke i trajtuar njerëzit si plaçkë, e përmbushin qëllimin, këtë herë, gjoja se mbrojnë “padronin” e ri, a kapitalizmin.

One Response to “Hakmarrja”

Read below or add a comment...

  1. Thanas L. Gjika says:

    Ky shkrim i z. Lulushi është një thirrje serioze për të kuptuar karakterin e vërtetë të pushtatarëve tanë të lidhur me trashëgiminë komuniste.
    Shpresa e njerëzve të ndershëm por naivë, se ish-komunistët e inkriminuar dhe fëmijët e tyre që sot kanë marrë pushtetin mund të pendohen, mund të kërkojnë të falur dhe mund të dorëzojnë pushtetin vullnetarisht, është një dëshirë utopike, që nuk ka për t’u realizuar kurrë. Prandaj duhet që gjithë shqiptarët e ndershëm të mobilizohen për të ndihmuar procesin e Vetingut dhe Reformën në Drejtësi, si e vetmja rrugë për heqjen qafe të pushtetarëve të sotëm të inkriminuar që na sundojnë pa mëshirë për t’u hakmarrë për turpërimin që pësuan ata dhe prindërit e tyre me zbulimin e përmasave të vërteta të krimeve të tyre gjatë diktaturës komuniste…

Comment

*