Hapet Kuvendi i ri i Shqipërisë nga deputeti socialist Besnik Baraj (zë)

Në Shqipëri u mbajt seanca e parë e Kuvendit të ri që doli nga zgjedhjet e 25 qershorit. Në seancën e dytë prej orës 18 do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi i propozuar nga Partia Socialiste

Denion Ndrenika

Kuvendi i Shqipërisë prej orës 10 hapi punimet e seancës së parë të Sesionit të Parë të Legjislaturës së 9-të (nëntë) të dalë nga zgjedhjet e përgjitshme të 25 qershorit.

140 ulëset janë ndarë me sistemin zgjedhor proporcional rajonal. 74 deputetë i ka fituar Partia Socialiste, 43 Partia Demokratike, përfshi aleaten Partinë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, 19 Lëvizja Socialiste për Integrim, dy Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe një Partia Socialdemokrate.

Fjalën e hapjes e mbajti deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj.

Zoti Baraj u përzgjodh pasi deputetët më të vjetër në moshë, përfshi ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha nga Partia Demokratike refuzuan ta hapnin sesionin e ri:

“Politika konfliktuale është reflektuar edhe në popull ndaj uroj që të ndryshojmë modelet e vjetra, duke ndërtuar modele të reja, të dobishme, që parlamenti të kthehet në vlerë reale komunikimi të etikës dhe zgjidhjes së interesave të popullit”.

Kryetari opozitar Lulzim Basha rikthehet si deputet pas 6 vjetësh. Kuvendi përzgjodhi 9 deputetët në Komisionin e Verifikimit të Mandateve.

Në seancën e pasdrekes me fillim prej orës 18 votohet kryetari i ri i Kuvendit i propozuar nga Partia Socialiste, Gramoz Ruçi.

###

Seanca e parë e Kuvendit u mblodh në orën 10:00 dhe u drejtua nga deputeti socialist, Besnik Baraj.

“I uroj këtij parlamenti të ndryshojë dhe të krijojë besimin dhe shpresën në popull se interesat e vendit janë mbi gjithçka, interesat e vendit e politikat partiake dhe kjo duhet të materializohet jo vetëm me inflacion fjalësh por me vepra.

Për fat të keq jo radhë politikat konfliktuale brenda klasës politike është reflektuar dhe në popull ndaj uroj që në Shqipëri të ecim përpara e të ndryshojmë modelet e vjetra, jo më me konflikt por duke ndërtuar modele të reja, të dobishme dhe duke i bërë ata të mëparshmit të padobishëm.

Uroj që parlamenti të kthehet në vlerë reale komunikimi të etikës, dhe zgjidhjes së interesave të popullit nga pikëpamja ligjore”.OraNews

###

Kuvendi i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit u mblodh sot në seancën e parë të legjislaturës së IX parlamentare.

Seanca e parë e Kuvendit u mblodh në orën 10:00 dhe u drejtua nga deputeti socialist, Besnik Bare. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Bare mbajti një fjalë përshëndetëse ku uroi që Parlamenti të kthehet në vlerë reale komunikimi të politikës. “Për fat të keq politika konfliktuale e klasës politike është reflektuar edhe në popull”, tha Bare, ndërsa vlerësoi mesazhet e fuqishme që janë dhënë në këtë sallë nga personalitetet ndërkombëtare gjatë legjislaturave të kaluara.

Në vijim, Bare lexoi edhe listën emërore të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë kësaj seance u ngrit Komisioni i Verifikimit të Mandateve si dhe sekretariati që përbëhet nga tre deputetët më të rinj, Anduel Xhindi, Izmira Ulqinaku dhe Kejdi Mehmetaj.

Kuvendi do të mblidhet në një seancë të dytë pasdite (18:00), ku deputetët do të bëjnë betimin dhe do të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, ish-kreun e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Ruçi ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS-së, ndërsa PD dhe LSI kanë paralajmëruar votën kundër. Vendimi është marrë nga grupet parlamentare respektive një ditë më parë.

Zgjedhjet politike të 25 qershorit në Shqipëri nxorën 140 deputetë, të cilët u zgjodhën me sistemin proporcional rajonal. Në zgjedhjet e 25 qershorit PS mori 74 mandate, PD mori 43 mandate, LSI mori 19 mandate, PDIU mori 3 mandate dhe PSD mori 1 mandat.

Caktimi i numrit të mandateve të deputetëve për çdo zonë zgjedhore në të 12 qarqet e vendit, është si më poshtë:

  1. Qarku Berat 7 mandate
    2. Qarku Dibër 6 mandate
    3. Qarku Durrës 14 mandate
    4. Qarku Elbasan 14 mandate
    5. Qarku Fier 16 mandate
    6. Qarku Gjirokastër 5 mandate
    7. Qarku Korçë 11 mandate
    8. Qarku Kukës 3 mandate
    9. Qarku Lezhë 7 mandate
    10. Qarku Shkodër 11 mandate
    11. Qarku Tiranë 34 mandate
    12. Qarku Vlorë 12 mandate

ATSH

 

Comment

*