Hapet pavioni shqiptar në Bienalen e Venecias

Pavijoni shqiptar është hapur sot për publikun në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia, përmes projektit “Hapësira Zero Space”.

Projekti është prezantuar në praninë Ministres së Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, Ambasadores së Shqipërisë në Itali, Znj. Anila Bitri, Komisionerja dhe Kuratorja e pavionit të Kosovës, Znj. Jehona Shyti dhe Eliza Hoxha, personalitete të huaja, arkitektë, artisteë si dhe qindra artdashës shqiptarë e të huaj.

Dera e parë është trokitur nga Ministrja e Kulturës, Z. Mirela Kumbaro, e cila ka vënë theksin mbi rëndësinë që ka ky projekt për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, e cila përbën edhe një risi edhe për dikasterin që ajo drejton.

“Hapësira Zero Space” dhe stafi i autorëve u prezantua nga Florian Pollo. Ndërkohë, arkitekti Jurtin Hajro njohu të pranishmit me fenomenin e “zero space”. Dorian Tytymçe bëri një prezantim të të gjithë elementëve përbërës të instalacionit. Në fund, kuratori Elton Koritari i dha theksin në fjalën e tij përballjes së pavijonit dhe vetë Tiranës me dinjitet në një skenë të globalizuar si Bienalja e Venecias.

Nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj u shpreh se “ky ekspozim në një farë mënyre është edhe CV e punës së Bashkisë së Tiranës”.

Ndërsa, Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Znj. Anila Bitri, në fjalën e saj u përqëndrua në rëndësinë që femrat kanë në këtë projekt.Shqiptarja.com

Comment

*