Haraçi i rrugaçit

Arsim Canolli

Noel Malcolm pati thënë se Veriu i Shqipërisë dhe Kosova janë të lidhura si me kërthizë. Nuk mund të akuzohet Malcolm-i si “romantik” të paktën, sepse është provuar se është mendimtar që din ku e vnon presjen e tij. Por, e pati thënë në kontekst të partikularitetit historik shqiptar.

Në aspektin material, Rruga e Kombit, si është quajtur kjo autostradë, është lidhja kërthizore e Kosovës me Veriun, me Detin, me Jugun e me gjithë Shqipërinë. Lidhja e Malit me Detin, e Detit me Malin, e Fushës me Qytetin, e Qytetit me Fshatin. Kjo është kërthiza infrastrukturore e njohjes, vetënjohjes, njohjes së tjetrit brenda dheut tand, njohjes së tjetrit jashtë dheut tand, e ftesës së turistit, diplomatit, investitorit, studentit, mikut.

U vendos taksa, që nuk është taksë por haraç, në kuptimin e poshtër të fjalës. Pa e përfunduar, pa u studiuar, pa u menduar për vetë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri e në Kosovë dhe për të gjithë të tjerët. Kjo ndërhyrje e tillë nuk interpretohet ndryshe, pos si ndërhyrje kundër Kosovës, Shqipërisë, e gjithë atyre mundësive që i ka dhënë kjo rrugë deri tash dhe do t’i japë në të ardhmen.

Ndonjë analist syçakërdisur popkulturor mund të bëjë “apologjira”, por edhe e rren veten dhe e mashtron tjetrin nëse mundohet me belbëzue diçka në mbrojtje të haraçit. Kuptohet fare mirë taksa e shtetit dhe shteti parimisht nuk duhet fajësur për taksa, se nuk ka ku t’i marrë lekët pos te njerëzit.

Dhe nuk duhet sulmuar shtetin pavetor, por pushtetin vetor, atë aktual.

Ky është haraçi i rrugaçit.

One Response to “Haraçi i rrugaçit”

Read below or add a comment...

  1. Thanas Gjika says:

    Shteti pa taksa nuk mund te mbahet ne kembe. Perdorimi i autostrades “Rruga e Kombit” sjell perfitime per kalimtaret me automjete, per ta mirembajtur ate dhe per te shlyer borxhet qe u krijuan nga ndertimi I saj, duhet te kete taksa. Mund te kundershtohet niveli I takses, dhe te kerohet ulje e saj, por jo te mos paguhet fare…

Comment

*