Haradinaj: Arsimi prioritet i Qeverisë, pasi gjendja nuk është e mirë

Prishtinë, 3 janar 2018 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku është pritur nga ministri Shyqiri Bytyqi.

Në takim është biseduar për përgatitjet për testin “PISA 2018” (Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Studentëve), por edhe për arsimin fillor dhe atë të mesëm, në veçanti për sigurinë por edhe për pastërtinë në shkolla.

Haradinaj ka thwnw se arsimi është prioritet i Qeverisë, sepse gjendja në arsim nuk është e mirë.

Ai ka thwnw se testi PISA, që është një vlerësim ndërkombëtar dhe që do të bwhet në fund të muajit prill ose në fillim të majit, duhet të merret seriozisht, në mënyrë që të dalë cilwsia e vërtetë e arsimit nw Kosovw.

“Një pjesë e përgjegjësisë bie për kryetarët e komunave, për drejtorët e drejtorive të arsimit nëpër komuna dhe zbret deri te mësimdhënësit dhe nxënësit”, ka thwnw Haradinaj.

Ai ka shprehur shqetësimin për cilwsinw e arsimit fillor dhe atij të mesëm, me theks të veçantë nw nivelin e sigurisë nëpër shkolla dhe nw problemin me narkotikë dhe ka kwrkuar qw këto dukuri të trajtohen me seriozitetin më të madh.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thwnw se vizita e kryeministrit Haradinaj në kwtw ministri në fillim të vitit është dëshmi se Qeveria dhe personalisht Kryeministri po i kushton rëndësi arsimit dhe e ka arsimin prioritet.

“Në takim i diskutuam sfidat dhe punët që na presin në vitin 2018. Në kuadër të shumë temave që i diskutuam ishte edhe ‘PISA 2018’, një test që presim që në muajt në vazhdim të kemi një dinamikë të shtuar të punës, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur në mbajtjen e testit final”, ka thwnw ministri Bytyqi. (r.m.)

Comment

*