Haradinaj: Blerim Rexha është hajn ordiner, njeri i korruptuar

Prishtinë, 7 mars 2017 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka kursyer aspak fyerjet ndaj  Blerim Rexhës, ish- kryetarit të Këshillit Shtetëror të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku është debatuar lidhur me përjashtimin e AKA nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), haradinaj e ka quajtur Rexhën “hajn ordiner” dhe “të korrupturar”, por, mes rreshtash, “të korruptuar” i ka quajtur edhe deputetët që kanë kërkuar përgjegjësi për shkarkimin e Bordit të AKA.

“Blerim Rexha është hajn ordiner. Ky njeri është i korrupturar. Pse po shitni moral të rrejshëm. Nuk i kam dy fytyra, një e kam. Pse është bre kaq kijamet? Ku po ju dhemb? Çka po ju mundon? Nëse ju ka jep ai pare, kallxoni burra, nëse jeni korruptuar”, ka thënë Haradinaj.

Rexha dhe anëtarët e Bordit të AKA janë shkarkuar nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, me rekomandim të Haradinajt. Ky vendim ka quar në përjashtimin e AKA nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Haradinaj e ka vlerësuar si të ekzagjeruar çështjen e shkarkimit të Bordit të AKA, i cili ishte në qendër të debatit në Kuvend.

“Më kiamet është fakti që u shkarku ajo se sa po të shkarkohej Parlamenti i Kosovës. S’janë shkarku ata njerëz për emra e as pse janë të Kosovës ato të huaj, janë shkarkuar sespe ju kam ni juve që jeni anku për arsimin e lartë”, ka thënë ai, transmeton AktivPress.

Sipas tij, vendimi për shkarkimin e Bordit të AKA është marrë për shkak se, siç është shprehur ai, “nuk ka pasë njeri të gjallë mbi dhe që s’i ka dhënë vetes të drejtë të vlerësojë se gjendja në arsimin e lartë ështe e keqe”. (r.m.)

Comment

*