Haradinaj hap Zyrën e Prodhuesve Vendorë në Qeveri

Prishtinë, 12 tetor 2017 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete – sfidë dhe mundësi”, organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Klubit të Prodhuesve Vendorë, Astrit Shabani, e nënshkruan një memorandum, përmes së cilit në Zyrën e Kryeministrit do të hapet Zyra e Prodhuesve.

Sipas Haradinajt, kjo zyrë nuk do të ketë kosto buxhetore, por do të nxjerrë propozime që lidhen me përmirësimin e pozitës së prodhuesve.

“Qëllimi im dhe i Qeverisë sime është që mos të ndalemi në gjetjen e instrumenteve në mënyrë që prodhuesit e vendit të jenë në një situatë të barabartë me prodhuesit e rajonit dhe më gjerë”,  ka thënë ai.

Haradinaj ka e falënderuar këtë klub që e ka bërë Qeverinë pjesë të këtij dialogu, ndërsa prodhimin e ka cilësyar si “vijë të parë të frontit ekonomik”. (r.m.)

Comment

*