Haradinaj i ofendon gazetarët, i quan “të pashkollë”

Prishtinë, 13 shtator 2017 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ofenduar gazetarët gjatë një konference për media, pas vizitës në Ministrinë e Infrastrukturës.

I pyetur nga një gazetare lidhur me raportimet se Ambasada e Amerikane nuk do të përkrahë version tjetër të demarkacionit, Haradinaj i ka quajtur gazetarët “të pashkollë” dhe ka shtuar se në deklaratë nuk thuhet ashtu siç është transmetuar në medie.

“Kam respekt për media shumë, besoni, por shumica prej jush, a s’po dini të lexoni anglisht, a ‘s po dini çka kanë thënë, problemi është i juaji. Nuk kam ndonjë koment… Ju po raportoni pa ditur se si po raportoni, besoni. Shkoni më shumë në shkollë, këqyrmi çfarë po thonë ata… E kam lexuar deklaratën e amerikanëve. Kjo që po thua ti se ata nuk po pajtohen nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë ‘s’pajtohemi me këtë apo me atë’. Ata thonë ‘do të insistojmë ku është vija kufitare’, një, dhe, e dyta, ‘ne kemi menduar që kjo marrëveshje të shkojë kështu’. Pra, lexoni mirë!”, ka thënë Haradinaj.

“Herën tjetër, kur ju do të jeni më të saktë çka kanë thënë ata edhe unë ju përgjigjem”, është shprehur Haradinaj. (r.m.)

Comment

*