Haradinaj i uron mirëseardhje në Kosovë ish sekretares Albright

Prishtinë, 11 qershor 2019 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Haradinaj e ka postuar në Facebook një fotografi me zonjën Albright, ë cilës i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.

“Welcome back Secretary of State, Madeleine Albright! ”, shkroi Haradinaj.

Zonja Albright ka qenë një ndër mbështetëset më të fuqishme të aksionit ushtarak të NATO-s kundër objektivave ushtarake e policore serbe, i cili kishte për qëllim parandalimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në shenjë mirënjohjeje, të mërkuren do të bëhet inaugurimi i bustit të saj, të ngritur në Prishtinë. Autor i bustit është akademik Luan Mulliqi.

Ish sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright dhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, erdhën në Kosovë në 20 vjetorin e çlirimit. (r.m.)

Comment

*