Haradinaj i uron sukses skitarit Albin Tahiri në Lojërat Olimpike

Prishtinë, 4 shkurt 2018 – Kryeministri, Ramush Haradinaj, i ka uruar shumë suksese sportistit të vetëm nga Kosova që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Korenë e Jugut.

“Është kënaqësi të takosh kampionë. I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina alpike të skijimit.

“Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritet në PyeongChang, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë”.

Faleminderit Albin! Faleminderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. (r.m.)

Comment

*