Haradinaj kërkon përgjegjësi për favorozimin e prodhimeve serbe

Prishtinë, 19 janar 2019 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me tenderin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit të Kosovës, në të cilin janë kërkuar prodhime specifike, përfshirë edhe prodhime të Serbisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ku tender është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse do të bëjnë identifikimin e personave përgjegjës dhe se ndaj tyre do të inicohen procedura disiplinore dhe penale.

“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj. (r.m.)

Comment

*