Haradinaj kërkon zbatimin e marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë

Prishtinë, 13 mars 2018 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion të kryesuar nga Klaus Toepfer, ish-ministër gjerman i Ambientit, i cili nga Qeveria gjermane është caktuar ndërmjetës për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Haradinaj e ka falënderuar ish-ministrin gjerman për angazhimin e tij në këtë çështje dhe e ka siguruar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga pala ndërkombëtare që të ushtrojë ndikim të Qeveria e Serbisë për implementimin e kësaj marrëveshjeje, e cila do t’i japë fund problemeve të energjisë mes dy vendeve. (r.m.)

Comment

*