Haradinaj: Kosova e meriton ushtrinë dhe partneritetin e NATO-s

Prishtinë, 14 nëntor 2017 – Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para pjesëmarrësve të konferencës ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet sot në Prishtinë, ka thënë se Kosova si partnere e kësaj organizate e meriton ta ketë ushtrinë e saj. Ai ka thënë se kështu kosova do të mund ta ndihmonte NATO-n në procesin e saj drejt sigurisë rajonale.

“Kosova e meriton të anëtarësohet në NATO. Ne e duam NATO-n të qëndrojë në Kosovë. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar FAK-un, besojmë se deri në 2020 ta përmbyllim anëtarësimin në NATO. Ne e shohim NATO-n si faktor të posaçëm të stabilitetit rajonal, sidomos në luftimin e radikalizmit, e shohim si ndihmesë për Kosovën që Kosova të ndalojë se absorbuari siguri dhe t`i ofrohet ta ndihmojë sigurinë. FAK-u do e ndihmonte këtë proces dhe sigurin gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Haradinaj

Ai ka shtuar se shtetet e rajonit përballen me sfida të ndryshme, duke theksuar ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan, ekstremizmin, krimin e organizuar, rrezikun kibernetik, rreziqet sociale-ekonomike.

“Kosovës duhet t`i lejohet që me ushtrinë e saj të veprojë bashkarisht me NATO-n për përballimin e këtyre sfidave.

“Dinamikat rajonale në kohën që po jetojmë kanë ndikim vendimtarë në sigurinë rajonale dhe sidomos në Ballkan, duhet të respektojmë njëri tjetrin. Asnjëri nga ne nuk mjafton që të sigurojmë vetveten prandaj dhe duhet të kemi bashkëpunim të ndërsjellë. Sfidat që i veçojmë janë terrorizmi global, ndërhyrja e Rusisë në Ballkan, rreziqet ekonomiko- sociale, kibernetike. E shohim NATO-n si faktor të posaçëm të stabilitetit ndërkombëtarë, dhe parandalimin e radikalizmit, luftën e dezinformimit”, ka thënë Haradinaj. (r.m.)

Comment

*