Haradinaj: Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë

Prishtinë, 7 gusht 2018 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë. Sipas tij, çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim,” ka thënë Haradinaj, në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes së Qeverisë.

“Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte”, ka theksuar ai

Sipas Haradinajt, krejt çka ka mbetur të diskutohet me Serbinë është vetëm njohja reciproke për të cilën ai ka thënë se e mbështetë Presidentin e vcendit, Hashim Thaçi.

“Kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë, nuk ka tjetër kujt që i intereson”, ka theksuar ai.

“Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë nja bote tjetër që e udhëheq Amerika dhe ne nuk u përshtatemi lojërave e të tij, nuk i luajmë kufijtë”, është shprehur Haradinaj. (r.m.)

Comment

*