Haradinaj: Kufiri me Malin e Zi është në Çakorr dhe në Kullë

Prishtinë, 8 shtator 2017 – Mandatari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjidhja e çështjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të zgjiodhet në një afat të shpejtë kohor.

Haradinaj, gjatë takimit me Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK), ka thënë se do të ketë rishikim të vijës së kufirit midis dy vendeve.

“Kanë ndodhur gabime në atë temë. Kufiri është në Çakorr dhe në Kullë. Nuk do t’i humbin kohë vendit me këtë temë, sepse kjo temë nuk do të jetë pengesë. Do të bëhet rishikimi i vijës kufitare”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj ka qenë njëri ndër kumdërshtarët më të ashpër të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi. Ai, bashkë me partitë e opozitës, kanë organizuar manifestime të ndryshme kundër ratifikimit të marrëveshjes, disa prej të cilave janë shoqëruar edhe me akte dhunë ndaj policisë e institucioneve tjera të Kosovës, përfshirë sulmet me koktej molotovi. (r.m.)

Comment

*