Haradinaj: Kundërshtuesit e platformës së dialogut nuk e duan Thaçin

Prishtinë, 11 qershor 2018 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se platforma e Qeverisë për bisedime me Serbinë nuk kundërshtohet nga opozita për shkak të përmbajtjes së saj, por për shkak se ajo parashikon që ekipin e Kosovës në këtë dialog të udhëheqë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

“Hallin e kanë se kush u prin bisedimeve. Krejt e kanë hallin kush është në delegacion. Nuk është mirë të reduktohet agjenda e Kosovës për shkak të kësaj. S’ka lidhje shumë se qysh e ka emrin ky apo ai por të jemi bashkë në tavolinë”, ka thënë Haradinaj, pas takimit të  Këshillit Ministror për Reformën Evropiane.

Lidhja Demokratike javën e kaluar njoftoi se nuk e voton platformën e qeverisë për dialogun, të cilën kjo parti e ka quajtur si “të thatë, pa përmbatje të duhur dhe jokushtetuese”. (r.m.)

Comment

*