Haradinaj në Pentagon, takohet me Shefin e Gardave Nacionale të SHBA-së

Washington, 9 shkurt 2018 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjendet në SHBA, sot e ka vizitoi Departamentin e Mbrojtjes – Pentagonin, ku është takua me Gjeneralin Joseph L. Lengyel, Shef i Gardave Nacionale të SHBA-së, znj. Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe me oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane.

Zyra e Kryeministrit njofton se në këto takime është konfirmuar edhe një herë përkushtimi për avancimin e raporteve mes Kosovës e SHBA-ve.

Haradinaj i ka falënderuar bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe ka theksuar nevojën për transformimin sa më të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

Haradinaj ka theksuar se Ushtria Amerikane është faktor jetik për paqen në Kosovë dhe në rajon. (r.m.)

Comment

*