Haradinaj premton lehtësira për qumështarët

Prishtinë, 12 nëntor 2017 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, e cila i ka rreth 2500 fermerë.

Qumështarët e njoftuan Haradinajn për gjendjen në këtë sektor, për të arriturat dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, sidomos ata që merren me prodhimin e qumështit.

Kryeministri haradinaj tha se është angazhuar që t’i mbrojë interesat e të gjithë prodhuesve dhe përpunuesve vendorë. Ai u zotua se qysh nesër do të fillojë punën për krijimin e lehtësirave për prodhuesit e qumështit.

Prodhuesit e qumështit shprehën besimin se me angazhimin e kryeministrit Haradinaj problemet në sektorin e qumështit do të zgjidhen shumë shpejtë dhe se për prodhuesit qumështit  do të kenë lehtësira. (r.m.)

Comment

*