Haradinaj premton përkrahje për vreshtarët dhe verëtarët

Prishtinë, 12 nëntor 2017 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësues të vreshtarëve dhe verëtarëve të Kosovës.

Vreshtarët dhe verëtarët e kanë njoftuar kryeministrin me  sfidat e kësaj veprimtarie që në Kosovë është kulturë me traditë shekullore. Ata kanë kërkuar lehtësira për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen për eksportin e prodhimeve të tyre, në mënyrë që të mund të jenë konkurrentë në tregun e jashtëm.

Haradinaj ka thënë se Qeveria që ai drejton ai do të jetë partner me prodhuesin vendorë, të cilin nuk do ta lërë të vetëm në asnjë rrethanë dhe, në këtë kontekst, do të përshpejtojë veprimet për të krijuar mundësi që edhe vreshtarët dhe verëtarët kosovarë të pushtojnë tregjet e jashtme. (r.m.)

Comment

*