Haradinaj premton transparencë dhe dialog të mirë me gazetarët

Prishtinë, 3 maj 2019 – Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar transparencë dhe dialog të mirë me gazetarët.

“Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai e ka mirëpritur vlerësimin e fundit të organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa kufij” se në Kosovë është bërë përmirësim në fushën e lirisë së shtypit.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie të përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie e përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018.

Megjithëse Raporti i Reporterëve pa kufij, për këtë vit ka përmendur përmirësimet në marrëdhëniet mes mediave dhe Qeverisë, duke vënë në dukje se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi.

Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit. RH

(r.m.)

Comment

*