Haradinaj shpjegon arsyet e vendosjes së taksës për mallrat nga Serbia

Prishtinë, 4 dhjetor 2018 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ua ka dërguar letër sherfave të qeverive të të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian për arsyet e vendosjes së taksës për mallfrat me origjinë nga Serbia dhe nga Bosnja e Herecegovina.

Në këtë letër. Haradinaj ka treguar se Republika e Kosovës i ka respektuar në plotëni të gjitha marrëveshjet (CEFTA-n) dhe të gjitha obligimet, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai ka treguar se Serbia e Bosnja i kanë shkelur detyrimet e CEFTA-s, kanë ndërhyrë në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe kanë kërcënuar sigurinë dhe politikat publike të Kosovës.

“Përderisa Kosova i zbatonte plotësisht obligimet e saj, ajo vazhdimisht përballej dhe raportonte për mos respektimin nga Republika e Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës të obligimeve që dilnin nga CEFTA dhe ligjet e tjera të zbatueshme ndërkombëtare. Të dy këto shtetet kanë bërë veprime të cilat shkelin detyrimet e CEFTA-së, ndërhyjnë në rendin e brendshëm kushtetues, dhe kërcënojnë sovranitetin, sigurinë dhe politikat publike të Kosovës. Në rastin e Republikës së Serbisë, këto veprime janë në kundërshtim edhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, republika e Serbisë ka shkelur Kapitullin 35 të BE-së për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila kërkon “angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në letrën e Haradinajt, të cilën e ka publikuar Gazeta Express.

Në këtë letër janë renditur edhe shkeljet që Serbia dhe Bosnja kanë bërë sa i përket marrëveshjes së CEFTA-s.

Haradinaj thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendimin për taksë prej 100 përqindësh, si përgjigje ndaj këtyre shkeljeve dhe në mbrojtje të rendit kushtetues të Kosovës. (r.m.)

Comment

*