Tiranë, 12 janar 2021 – Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se nga i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kuvajtit në Shqipëri. Khaled Al-Shami, ka marrë konfirmimin se Doha nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën dhe se do ta vazhdojë mbështetjen.
Takimi iministres Haradinaj-Stublla me ambasadorin Hamad al-Marri është zhvilluar të martën, në Tiranë.
Takimi është reaalizuar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq, se ambasadorit të Katarit në Serbi, Mubarak bin Fahad Al-Thani, i ka kërkuar që ky vend “të përmbahet nga lobimi aktiv ndërkombëtar në favor të Prishtinës”.
Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ndaj kësaj deklarate. Ajo ka thënë se Serbia po e shkel zotimin e 15-të të Marrëveshjes së Uashingtonit.
Katari e ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të vitit 2011.
(r.m.)