Haradinaj takohet me ish-sekretaren Madeleine Albright

Uashington, 9 shkurt 2018 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Uashimngton, është takuar me ish sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, e cila ka qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të pëpjekjeve të popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

Haradinaj, në një postim në Facebook, e ka quajtur nder të veçantë takimin e tij me sekretaren Albright.

“Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë”, thekson Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë.

Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë. Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë.

Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së.

RH

(r.m.)

Comment

*