Haradinaj tregon çfarë ka biseduar me kryeministrin e Malit të Zi

Prishtinë, 2 janar 2018 – Mali i Zi ka deklaruar disa herë se nuk do ta rishikojë marrëveshjen e vijës kufitare me Kosovën.

Zyrtarët më të lartë të shtetit kanë përsëritur shumë herë se pr Podgricën kjo është çështje e mbylluer dhe se tani është çështje e brendshme e Kosovës të cilën duhet ta zgjidhë vetë.

Ky qëndrim i është shprehur edhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel, nga kryeministri malazias, Dushko Markoviq.

Haradinaj, në një intervistë për lajmi.net, ka treguar për herë të parë se çfarë ka thënë Markoviqi lidhur me këtë çështje.

“Ai tha: ‘Ne, duke besuar se çdo gjë është ashtu siç jemi marrë vesh, e kemi kryer punën tonë. Sa na përket neve është punë e kryer. Sikur ta kishit kryer edhe ju do të ecnim prej kësaj teme’”, ka treguar ai.

Haradinaj ka thënë se Markoviqit i ka propozuar rishikimin dhe korrigjimin e marrëveshjes, mirëpo ai nuk i ka dhënë qëndrim  për këtë.

Kryeministri i Kosovës ka kujtuar se ai e ka ftuar kryeministrin malazias për vizitë në kosovë dhe se ai e ka konfirmuar.

Ai ka shfaqur shpresën se gjatë kësaj vizite do të gjendet një zgjidhje për ngërçin të Demarkacionit me s dy vendeve.

(r.m.)

One Response to “Haradinaj tregon çfarë ka biseduar me kryeministrin e Malit të Zi”

Read below or add a comment...

  1. Veterinari per analfabeta says:

    Analfabetet nuk e kuptojne se qka do te thote fjala DEMARKACION…….sepse demarkacion eshte shenjimi apo markimi i kufirit ekzistues…pra ketu nuk ka qka te bisedohet por te behet shenja e kufirit qe ekziston.

    ndersa nese ekufiri nuk do te ekzistonte atehere fillojne negociatat per kufirin ndermjet shteteve.

    Problemi ne Kosove eshte se shume analfabet kane fituar tituj shkencor dhe detyra politike…….

    Problemi i demarkacionit ne Kosve nuk ekziston….ai eshte qpifur nga forcat analfabetike qe deshiruan te vijne ne pushtet permes problemit joekzistent.
    Pik.

Comment

*