Haradinaj: Ujmani është i yni. Serbia nuk mund të bëhet palë në resurset e Kosovës

Prishtinë, 4 shtator 2020 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin se është e papranueshme çfarëdo marrëveshjeje që e bën Serbinë palë në shfrytëzimin e resurseve të Kosovës.

Hradinaj, në një postim të dytë në Facebook, ka bërë të qartë se ai nuk do të pranojë “që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës“.

Ai ka thënë se Kosova duhet të marrë obligime vetëm nga SHBA dhe vetëm ku SHBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit të Kosovës.

“Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave“, ka theksuar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave.

RH

(r.m.)

Comment

*