Haradinaj viziton një familje të komunitetit serb në Obiliq

Prishtinë, 5 dhjetor 2018 – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka vizituar një familje të komunitetit serb në Plemetin të Obiliqit. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se i ka siguruar se do të përkujdeset për mirëqenien e tyre.

Haradinaj ka shkruar se kjo vizitë është bërë me rastin e nisjes së projektit të asfaltimit të rrugës Sitnica dhe ka theksuar se përkushtimi institucional ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Sot isha mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit, të cilën e sigurova se komunitetit serb do t’u qëndrojmë afër gjithmonë dhe do të kujdesemi për mirëqenien e tyre. Mora konfirmimin nga ta se përkushtimi ynë institucional ka pasur ndikim drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së gjithsecilit dhe se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit, nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë. (r.m.)

Comment

*