Haradinaj: Vonesa në formimin e qeverisë do të arsyetohet

Prishtinë, 12 gusht 2017 – Kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vonesa në krijimin e qeverisë së re të Kosovës “do të arsyetohet”.

Ai ka lënë të kuptohet se qeveria e krijuar prej tij do ta ketë mbështetjen e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Tash e kemi një bazë më të gjerë të zhvillimeve nga z. Pacolli, prandaj edhe kjo vonesë do të arsyetohet”, ka thënë Haradinaj për RTV Besa, në Prizren.

Ai ka thënë se pas formimit të Qeverisë “do të fillojë ndryshimi në Kosovë”.

“Qeveria e ardhshme do të jetë e përgjegjshme për obligimet që do t’i marrë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, formimi i Qeverisë së Kosovës do të ndodhë brenda 10 ditësh. (r.m.)

Comment

*