Haradinaj: Vuçiqi i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij në Serbi

Prishtinë, 4 shkurt 2021 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po e shfrytëzon Mitrovicën për lojëra të ndyta.

Haradinaj ka thënë se propaganda e Vuçiqit është duke e penguar integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Ai ka thënë se presidenti serb po mbjell frikë dhe kërcënim midis pakicës serbe në Kosovë.

“Mitrovica është shembull për lojën e ndytë të Vuçiqit. Ai po promovon frikë dhe kërcënim midis pakicës serbe në vendin tonë, duke ndërhyrë vazhdimisht në çështjet tona të brendshme. Propaganda e tij e luftës po e pengon integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Ka vite që ai i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij politik në Serbi”, ka thënë  Haradinaj, në tubimin elektoral të AAK-së në Mitrovicë.

Haradinaj ka thënë se kërcënimet e vazhdueshme nga presidenti serb, e kanë penguar edhe rrugëtimin e vet Serbisë për integrim në familjen e shteteve demokratike.

“Vuçiq nuk është mjaftuar me kaq. Në vazhdimësi e ka kërcënuar Kosovën dhe e ka penguar në rrugëtimin e vet (Serbisë) për të qenë e barabartë në familjen e shteteve dhe kombeve”, ka thënë Haradinaj.

(r.m.)

One Response to “Haradinaj: Vuçiqi i përdor serbët e Kosovës për pushtetin e tij në Serbi”

Read below or add a comment...

  1. Argjend Isakaj says:

    97

Comment

*