Haxhiu: Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit

Prishtinë, 28 maj 2020 – Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur “skandaloz“ aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë.

Ajo, në një koment të shkurtër në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuesja “i dha grusht vullnetit të popullit“.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit!

Vendim skandaloz!”, ka shkruar Haxhiu, e cila është anëtare e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

(r.m.)

Comment

*