Haziri: Nuk e pranojmë rezultatin në Prishtinë dhe në Dragash

Prishtinë, 26 nëntor 2017 – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar menjëherë pas numërimit të votave me kusht për kryetar të Prishtinës, ku doli fitues kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Haziri ka thënë se LDK-ja nuk e pranon rezultatin në Prishtinë. Ai ka ka thënë se partia do të kërkojë rinumërim të të gjitha votave për kryetar të Prishtinës dhe për kryetar të Dragashit dhe për këtë do të shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike në dicpozicion.

“Kërkojmë rinumërimin. Derisa nuk ndodh rinumërimi, nuk ka rezultat në Prishtinë. Do të kërkojmë çdo rrugë ligjore për të siguruar rinumërimin për Prishtinën. Po ashtu, besoj edhe për Dragashin”, ka deklaruar Haziri për Gazetën “Blic”.

Pas numërimit të votave me postë, Shpend Ahmeti e ka fituar edhe një mandat të kryetarit  të Prishtinës. Ai ka dalë para Arban Abrashit me vetëm 128 vota.

Ndërkaq, kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Selim Kryeziu, e ka humbur garën nga kandidati i PDK-së, Shaban Shabani.

Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) i kishte miratuar kërkesat e LDK-ë dhe PDK-së për rinumërim të tërsishëm të votave për kryetar të Prishtinës dhe për kryetar të Prizrenit, mirëpo ky vendim është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme, pas ankesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. (r.m.)

Comment

*