Hetemaj sheh të ardhme të ndritur te Kosova

Prishtinë, 26 janar 2017 – Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj nuk dëshiron të flasë për gjërat që i përkasin të kaluarës.

Të kaluarës thotë se i përket edhe zgjedhja që bëri – të vazhdojë të përfaqësojë Finlandën. Por, 30-vjeçari nuk heziton që të japë një mendim të tij për përfaqësuesen e Kosovës.

Mesfushori i skuadrës italiane, Chievo, që garon në Serie A, thotë se Kosova ka lojtarë të talentuar dhe e pret një e ardhme e ndritur.

Hetemaj vlerëson se me gjithë rezultatet jo të mira, Kosova është duke e ngritur cilësinë në ekip nga ndeshja në ndeshje. (r.m.)

Comment

*