Hidhet shorti për anëtarët e KED-së mes mospajtimeve qeveri-opozitë

Sot pritet të hidhet shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky vendim është kundërshtuar nga opozita, ku deputeti Eduard Halimi kërkon anulimin e procedurës.

Halimi: Ndryshimi i rregullave në mes të lojës është e papranueshme. Debati është që partia politike të mos ketë ndikim në zgjedhjen e KED. Sot PS apo nesër një parti tjetër të mos ketë ndikim që të zgjedhje kryeinspektorin që do kontrollojë sistemin gjyqësor.

Propozimi jonë ishte dhe ngelet deri në krijimin e KLGj dhe KLP është e pamundur të zgjidhet një KED tjetër

Ne kërkojmë që kjo cështje të zgjidhet në këshillin e legjislacionit.

Ndërsa Ulsi Manja tha se në respektim të kushtetutës Kuvendi ka deytirmin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED.

Ulsi Manja: Kuvendi sot në respektim të kushtetutës ka deytirmin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin për KED.

Unë do të sugjeroja që debati politik, në fund të ditës duhet tia lerë vendin debatit kushtetues dhe ligjor.

Unë kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duan që mos humbim asnjë minutë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni të zbatojmë ligjin dhe kushtetutën dhe ti japim shqiptarëve atë drejtësi që duan.OraNews

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj, Altina Xhoxhaj, Vitore Tusha (zëvendësuese).

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykata e Lartë: Artan Broci, Shkëlzen Selimi (zëvendësues).

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi, e vetmja kandidaturë.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Prokuroria e Apelit: Gentian Trenova, Fatjona Memçaj.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga gjykatat e Apelit: Fatos Qato, Enton Dhimitri.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykatat Administrative: Ahmet Jangulli.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykatat Administrative dhe të Apelit (zëvendësues): Sotiraq Lubonja.

###

Në Kryesinë e Kuvendit nisi seanca për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 Në këtë mbledhje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk kishte dërguar përfaqësues, LSI kishte njoftuar një ditë më parë bojkotimin e saj, duke e cilësuar si farsë, ndërsa Partia Demokratike me anë të Eduard Halimit kundërshtoi procesin.

Halimi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi për veprime antiligjore duke u diktuar institucioneve të pavarura listat që duhet të dorëzojnë për Këshillin e Emërimeve.

“U miratuan kriteret dhe tani themi jo që nuk do të zbatojmë kriteret ligjore, duke u diktuar institucioneve të pavarura se çfarë listash duhet të sjellin ata. Ndryshim i rregullave të lojës në mes të procesit, është i papranueshëm haptaz tentativë për të ndikuar në përbërjen e këshillit të emërimeve për të garantuar kontrollin politik”, deklaroi Halimi.

Partia Demokratike thotë se ka një boshllëk kushtetues dhe se mazhoranca, në mungesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po përdor dispozita ligjore që kanë humbur fuqinë e tyre.

“Po pengohet ngritja e KLP që të mos zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Gjithçka ka të bëjë me krijimin e mjegullës, që i intereson ujkut”, vijoi ai.

Ulsi Manja nga Partia Socialiste thotë se qëndrimi i mazhorancës është në përputhje me Kushtetutën dhe e quajti politik debatin e nisur nga PD. Ai ftoi opozitën që t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese për këtë.

“Qëndrimi ynë është të zbatohet kushtetuta dhe ligji dhe pastaj çështje të tjera që kanë të bëjnë me debat politik e jo juridik, ta lëmë për në Kuvend. Ndërsa çështjet e kushtetueshmërisë t’ja adresojmë institucionit që përcakton Kushtetuta”, deklaroi ai.

Edhe Vasilika Hysi, drejtuese e mbledhjes tha se kryetari i Kuvendit nuk ka asnjë të drejtë që të komentojë lista.

“Kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë të komentojë listat, listat i sjellin institucionet përkatëse”, tha ajo.

LSI u rreshtua me PD.

“Qëllimi juaj është i qartë, me një procedurë ekstraproceduriale të hidhet një short për të thënë që PD dhe LSI nuk duan hedhjen e shortit. Ka një vit që është hedhur shorti, por nuk keni dashur sepse nuk kanë rënë ata gjyqtarë që dëshironit ju”, u shpreh Nasip Naço.

Top Channel

Comment

*