Presidenti e quan “transparent” shortin e hedhur për anëtarët e rinj të KED-së

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishi informoi fillimisht për emrat që hiqen nga lista e kandidatëve për shkak se nuk kanë kaluar vettingun ose janë nën hetim. Ndërkohë mes tyre është edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Arjan Balliu, Arben Vrioni (të shkarkuar), Aleks Nikolli dhe Skënder Damini (nën hetim) janë katër gjyqtarët e tjerë që mbeten jashtë shortit.

 Referuar informacionit, Presidenti ka azhornuar listën. Ndërkohë që KLP ka rikonfirmuar listën për Presidentin pasi të gjithë kandidatët plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e shortit.

Nga hedhja e goglave u zgjodhën anëtare të reja të KED nga kandidatët e Gjykatës Kushtetuese Fjona Papajorgji dhe Vitore Tusha. Ndërkohë Marsida Xheferllari u zgjodh anëtare zëvendësuese në KED që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese.

Po kështu Ardian Dvorani u zgjedh automatikisht anëtar i KED si kandidati i vetëm i Gjykatës së Lartë, i mbetur në detyrë. Arta Marku u zgjodh anëtare e KED nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Bilbil Mete anëtar zëvendësues po nga PP.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me shortin e hedhur pak më parë për anëtarët e KED.

 “Pas një shorti tepër TRANSPARENT, tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht TRANSPARENTE dhe në respekt të ligjit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm” shkruan Meta në postimin e tij.

Gjykata Kushtetuese:

-Fiona Papajorgji, anëtarja e parë e zgjedhur me short

-Vitore Tusha, anëtarja e dytë e zgjedhur me short

-Marsida Xhaferllari, anëtare zëvendësuese në KED  që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese

Gjykata e Lartë:

-Zgjidhet automatikisht Ardian Dvorani, pasi ishte i vetmi kandidat

-Zëvendësues nuk ka

Prokuroria e Përgjithshme:

Arta Marku-anëtare
Bilbil Mete -anëtari zëvendësues

Gjykatat e Apelit:

Miranda Andoni- anëtare e parë

Saida Dollani- anëtare e dytë

Nazmi Troka- anëtar zëvendësues

Prokurorët e Prokurorive të Apelit:

Ludovik Dodaj- anëtari i parë

Fatjona Memçaj -anëtare e dytë

Nezir Gjoka- anëtari zëvendësues

Gjykatat Administrative:

Arjan Qafa-anëtar

-Marjana Helshani-zëvendësuese

balkanweb

Comment

*