Hillary dhe Bill Clinton në meshën e krishtlindjes, në Mount Kisco

cifti-klinton

Hillary dhe Bill Clinton morën pjesë mbrëmë në meshën e krishtlindjes në kishën metodiste të Mount Kiskos, në veri të qytetit të Nju Jorkut.
Ish-presidenti dhe kandidatja presidenciale shkëmbyen urime dhe shtrënguan duart e u përqafuan me disa dhjetëra besimtarë që morën pjesë në meshën e vogël të orës 11 të natës.
“Ky është bekimi ynë, kjo natë, çdo vit në këtë kishë”, tha Bill Clinton.
Hillary buzëqeshte dhe tha se ndihej shkëlqyeshëm. Kur e pyetën nëse kishte ndonjë mesazh, ajo tha thjesht: “Gëzuar Krishtlindjen!”
Prifti Parker Prout tha se Klintonët ishin shumë miqësorë dhe modestë.
“Kur janë në kishë, nuk duan që të jenë qendra e vëmendjes”, tha ai. “Vijnë këtë që të falen si gjithë të tjerët. I kemi miq”. (ruben avxhiu/Illyria)

Comment

*