Historia e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis në Shqipëri

Ish-ministri grek Sifi Valyrakis, i cili dje e humbi jetën derisa po peshkonte në ishullin e qetë Eretria, ka pasur një të kaluar të dhimbshme, një pjesë e së cilës ishte e lidhur edhe me Shqipërinë.

Valyrakis, gjatë juntës ushtarake në Greqi, iu bashkua rezistencës, por në vitin 1971 ai u arrestua dhe u burgos. Ai arriti të arratisej nga burgu dhe të tentonte të largohej për në Jugosllavi, duke hipur mbi një tren, por nuk ia doli, pasi u kap në kufi.

Në rastin e dytë, ai vuante dënimin në burgun e Korfuzit, por edhe prej aty arriti të arratisej, po në vitin 1971. Valyrakis notoi nga Korfuzi deri në Sarandë, ku u kap nga patrulla kufitare shqiptare, ndonëse në Shqipërinë e Enver Hoxhës erdhi për të kërkuar strehim.

Ai u dënua me tri vite internim nga një Gjykatë në Sarandë, prej të cilave 18 muaj i kaloi në kampin e Fierit.

Me ndryshimin e pushtetit në Greqi, Shqipëria komuniste e ndryshoi qasjen ndaj vendit fqinj dhe e liroi Sifi Valyrakisin, i cili u lejua të largohej drejt Romës.

”Nuk e harroj dhimbjen e urisë, bukën me tallash, dhimbjen e të ftohtit të zhytur në baltën e dimrit, nxehtësinë e padurueshme nën tabelën e azbestit të valëzuar të çatisë së kampit shqiptar në verë”, ka rrëfyer Sifi Valyrakis në kujtimet e tij mbi të shkuarën e tij të dhimbshme, transmeton BalkanWeb.

Por, sipas mediave greke, nga Shqipëria vjen një version tjetër, sipas të cilit Enver Hoxha e konsideronte Valyrakisin spiun të juntës greke, prandaj edhe e dënoi. Por, ishte kryeministri Andreas Papandreou që ndërhyri nëpërmjet  kinezëve dhe lëvizjes maoiste që Valyrakis të lirohej nga Shqipëria.

ΣΗΦΗΣ_ΒΑΛΥΡΑΚΗΣ2

(r.m.)

One Response to “Historia e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis në Shqipëri”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-Çam Paramithiot says:

    Shkrime te tilla kam pershtypjen se nuk duhet te tregohen ketu, kujt i sherbejne dhe per cfare??!

Comment

*