Hoferer: Rinia e Kosovës është rini evropiane, meriton liberalizimin e vizave

Christian Hoferer, kryetar i Rinisë Paneuropiane në Bavari dhe zëvendëskrytar i Rinisë Paneuropiane për Gjermani, në një editorial për rtklive.com, mendon se Gjermania, më 1 korrik, me të marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit Evropian, duhet të vërë në rend dite, pa vonesë, liberalizimin e vizave për Kosovën.

Më 1 korrik, Gjermania merr kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, e njohur si Presidenca e BE-së.
Në gjashtë muajt e kryesimit të BE-së, Gjermanisë i duhet të angazhohet në një rol të veçantë: Ta vendos si një top prioritet liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës.
Në lojë tashmë është jo vetëm besueshmëria e Bashkimit Evropian, por edhe ajo e Republikës Federale të Gjermanisë. Gjermani është e thirrur që tani me gjithë fuqinë e saj, të angazhohet për heqjen e vizave. Kjo temë duhet të vendoset në rend dite, mundësisht, që në takimin e parë të Këshillit Evropian.
Gjashtë muajt e ardhshëm, Gjermania si as një herë më parë, mund dhe duhet të ushtrojë me kompetencë ndikimin e saj në Bashkimin Evropian.
Tani është në dorën e Gjermanisë, që në mënyrë intensive, të avokojë për librealizimin e vizave për Kosovën tek partnerët e saj evropianë.
Kosova është vendi i fundit në Evropë i izoluar, ku qyetarët e saj ende janë të detyruar të kenë një vizë udhëtimi, nëse duan të viztojnë ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
Më 2009 vizat ishin hequr për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nga viti 2010, vizat janë hequr edhe për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Fakti që tani e 12 vjet pas pavarësisë së Kosovës, edhe më tej qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojën pa viza në BE, është i padrejtë dhe i padurushëm.
Kështu po dënohen qyetarët e thjeshtë dhe të pafajshëm.
Kriminelët dhe kontrabandistët, përkundër regjimit të vizave, mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Ata gjithmonë gjejnë një rrugë, prandaj përdorimi i këtij ky argumenti për mbajtjen e regjimit të vizave për Kosovën është absurd.
Në korrikun e vitit 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Tani topi është në anën vendeve anëtare të BE-së dhe duhet të vlejë parimi: nga fjalët në vepra.
Bashkimi Evropian po rrezikon që të humbë besimin e qytetarëve të Kosovës nëse vazhdon kështu.
Rinia e Kosovës është rini evropiane. Ajo e meriton liberalzimin e vizave!
Unë ju siguroj se personalisht në Gjermani, do të angazhohem për liberalizmin e vizave. Në këtë mund të llogarsin miqtë e mi kosovarë!
Christian Hoferer

Comment

*