Holanda nuk ka ende vendim për Shqipërinë, e pret vendimin e Francës

Hagë / Tiranë, 9 tetor 2019 – Holanda mbetet e dyzuar para vendimit për çeljen e negoicatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës, Stef Blok, shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë për veton ndaj Shqipërisë në komisionin për çështjet europiane të Parlamentit holandez. Por ai la të kuptohet se Shqipëria nuk është në nivelin e duhur për hapjen e negociatave.

Pas pyetjes së tri partive të koalicionit qeveritar se a mbetet në fuqi mocioni i aprovuar nga 2/3 e deputetëve holandezë për Shqipërinë, ai tha tha se ky mocion mbetet në fuqi.

Pas përfundimit të seancës në komisionin e Jashtëm të Parlamentit në Holandë, Ambasada hollandeze në Tiranë, përcolli përmes një deklarate për mediat qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme në Hollandë.

“Vendet kandidate duhet te përmbushin kushtet strikte perpara se te bejne nje hap tjeter ne procesin e integrimit. Holanda ndjek ne menyre kritike progresin ne te dyja vendet dhe eshte e mendimit se Keshilli duhet te vleresoje secilin vend sipas meritave te veta. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.” thuhet në njoftimin e ambasadës holandeze.

Qeveria holandeze mendon se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, por ka ende paqartësi nëse do të vërë veton për këtë vendim në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme, në 15 tetor, apo samitin e liderëve europianë, në 18 tetor.

Në të theksohet se vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit.

Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Holanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Holanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.”, thuhet në qëndrimin e ambasadës së Holandës në Tiranë. (r.m.)

Comment

*