Homazhe për ish-ministrin Dritan Prifti

Në ambientet e Muzeut Historik u zhvilluan homazhet për ti dhënë lamtumirën e fundit ish-ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti Anastas Angjeli, dy kolegë të vjetër të Dritan Prifit kanë bërë homazhet dhe i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të tij.

Trupi i ish-ministrit do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00 në varrezat e Shishtufinës.

Pas përpjekjeve të shumta, 49 vjeçari nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e tij as me ndihmën e mjekëve të specializuar.

Prifti ka patur një karrierë të pasur politike ku ka qenë faktor kyç në bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim në vitin 2009.OraNews

Comment

*