Hoti: Ata që po negociojnë fshehtas e pa mandat do të përballen me refuzim popullor

Prishtinë, 26 maj 2018 – Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook, ka shkruar se çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon funksionalitetin e Republikës së Kosovës  do të jetë e pa pranueshme.

Hoti ka shkruar se me aranzhimi kushtetues i bazuar në Planin e Ahtisarit është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi i është bërë për paqe në rajon.

“Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që kemi bërë për paqe në rajon.

Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.

Ata që po bëjnë negocita fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor.”, ka shkruar Hoti. (r.m.)

Comment

*