Hoti: Diplomacia e komprometuar e Kosovës, në shërbim të Thaçit

Prishtinë, 29 maj 2018 – Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar si të “komprometuar” diplomacinë aktuale të shtetit të Kosovës.

Hoti, në një postim në Facebook, ka shkruar se politika e jashtme e Kosovës është vënë në shërbim të Thaçit, me detyrë që të përmirësojë imazhin e tij.

“Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve”, shkruan Hoti.

Ai u bën thirrje të gjithë atyre që “ia duan të mirën Kosovës që të bashkohen për ndalimin e komprometimit të mëtejmë tyë diplomacisë kosovare.

“Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës”, thekson ai.

Postimi i plotë i Hotit:

 

DIPLOMACIA E KOMPROMETUAR E SHTETIT TË KOSOVËS

Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defanzivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.

Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse.

Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit.

Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës.

Ata që i duan të mirën këtij vendi duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin LDK-në dhe partnerët e saj për të ndaluar degradimin e shtetit të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*