Hoti e liron Rashit Qalajn nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 16 tetor 2020 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

”Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Hoti e ka emëruar ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti.

Qalaj ishte emëruar në këtë pozitë më 28 gusht të vitit 2018 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.

(r.m.)

Comment

*