Hoti e quan Qeverinë Haradinaj “Konglomerat të pazareve”

Prishtinë, 10 shtator 2017 – Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, “s’është asgjë më shumë se sa një konglomerat i formuar nga pazaret e shumë vetave”, njofton Klan Kosova.

Hoti ka theksuar se Qeveria Haradinaj e ka të pamundur mbijetesën, pa Listën Serbe, rrjedhimisht pa Beogradin.

Njeriu më i votuar në zgjedhjet e fundit nga LDK ka thënë se në seancën e sotme të jashtëzakonshme, kryeministri i ri dhe ministrat e tij e kanë për detyrë të vijnë në sallën e Kuvendit dhe të tregojnë se cili është plani i tyre qeverisës, raporton Klan Kosova. (r.m.)

Comment

*