Hoti: Emri i kandidatit të LDK-së për kryeministër do të dihet brenda tri ditësh

Prishtinë, 26 dhjetor 2020 – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se partia nga e cila vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë, brenda tri ditësh.

Hoti tha se në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, të shtunën, është diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen.

“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidatit […], Nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe veten time, pa u përmbyllur diskutimet”, tha ai.

I pyetur se a do të pranojë rikandidimin për kryeministër, ai tha se nuk mund të flaës për çështje hipotetike dhe ka theksuar se çështja e kandidatit për kryeministër nuk është shtruar ende në strukturat e partisë.

“Mos më pyetni për çështje hipotetike. Duhet ta diskutojmë brenda strukturave dhe derisa nuk vijmë te emri nuk është korrekte nga ana ime të flas për këtë”, theksoi Hoti.

(r.m.)

Comment

*